Lëvizja haxhiqamiliste “Dum Babën” ka infektuar rendë shumë parlamentare te opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti kundër SPAK-ut.
Duke tentuar te zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi ata ne fakt nuk po sulmojnë maxhorancën por vete shtetin, vete Republikën.
Grabitja e Klubit Partizani, falsifikimi i dokumenteve, përdorimi i pushtetit kryeministror për të legalizuar manovrat e përvetësimit te trojeve publike ne favor te familjareve janë përgjegjësi penale te cilave nuk mund tu shpëtosh me 14 shtatore te rinj.
Sakrifica solidare e ca deputeteve për të zgjidhur me mjete dhune hallet personale të një kampioni te korrupsionit qeverisës kompromenton rende betimin e tyre kushtetues.
Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtësisë se vjetër e cila varej nga qikllopet e politikes se korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Kjo drejtësi e re mund te themi se po hedh themelet e një Republike të Re. Koha e pandëshkueshmerisë prepotente ka marre fund.
Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e te korruptuarve nuk mund ta rrezojnë këtë Republike të Re.
Republika e Re do te fitoje!