Albin Kurti dhe Petar Petraviç

Kosova & Rajoni

Petroviç: I vetmi që po e destabilizon rajonin është Albin Kurti dhe jo Serbia

25 Nëntor 2021, 12:34| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 12:37

  • Share

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petroviç, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është përgjegjësi vetëm i destabilizimit të rajonit.

Ky mendim ishte një përgjigje ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila u shpreh se Rusia dhe Serbia po e vazhdon destabilizimin e Ballkanit, dhe kjo duhet të adresohet nga BE-ja dhe anëtarët e NATO-s.

Petroviç ka akuzuar Kurtin se është një mbështetës i projektit të “Shqipërisë së Madhe”, refuzon marrëveshjen e Brukselit, duke zbarkuar forcat speciale të armatosura deri në dhëmbë kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës.

Postimi i plotë i Petar Petroviç:

Donika Gërvalla, i vetmi që po e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke avokuar për Shqipërinë e Madhe, duke refuzuar marrëveshjet e Brukselit, duke zbarkuar forcat speciale të armatosura deri në dhëmbë kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?