Paitek feston golin ndaj Napolit

Piatek dërgon Milanin në gjysmëfinale të Kupës, Newcastle mund City-n

30 Janar 2019, 09:30| Përditesimi: 30 Janar 2019, 09:36

  • Share

Në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Italisë Milani mund 2-0 Napolin dhe është skuadra e parë gjysmëfinaliste. Në “San Siro” Piatek sulmuesi më i ri i Milanit është fantastik dhe udhëheq skuadrën e Gattuso-s me një dygolësh.

Polaku tund rrjetën në minutat 11-të dhe 27 me një supergol duke u treguar mënjëherë vendimtar. Pasi u eliminua nga Championsi për të vazhduar në Europa League vjen një tjetër eliminim për Napolin e Ancelottit. Milan në gjysmëfinale do përballet me fituesin e çiftit Inter-Lazio.

Newcastle mposht 2-1 me përmbysje Manchester Cityn në javën e 24-të të Premier League dhe i jep mundësinë Liverpool-it kryesues të shkëputet në 7 pikë.

Djemtë e Pep Guardiolës shënuan që në minutën e parë me Aguero ndërsa skuadra e Benitez përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Salomon Rondon dhe dhjetë minuta nga fundi Ritchie me penallti shënoi golin e fitores.

Në tetë fitore radhazi ndalet ecuria e Manchester United nën drejtimin e Solskjaer. Mbrëmë “djajtë e kuq” shpëtuan nga humbja ndaj Burnley. Nga 0-2 United barazon në fund në 2-2 me golat e Pogba dhe Lindelof.

Fitore kanë arritur Arsenal dhe Fulham. Topçinjtë mundën 2-1 Cardiff me golat e Aubameyang dhe Lacazette.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?