Pica me kanabis

Bota

‘Pica çmendurisht e lumtur’ me kanabis ‘çmend’ turistët në Tajlandë

3 Dhjetor 2021, 11:40| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 11:41

  • Share

TAJLANDË- “Pica çmendurisht e lumtur” me kanabis është tashmë trendi më i ri në Tajlandë që ka çmendur turistët!

Ushqimi më intrigues dhe më i famshëm i momentit, është një përzierje që ngjall shijen e supës së famshme të Tajlandës “Tom Yum Gai” së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur. Kanabisi futet gjithashtu në koren e djathit, si dhe në salcën shoqëruese.

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe shije ka shpërthyer vitet e fundit, duke u legjitimuar në tregun global.

A ka pica me kanabis efektin e kanabis-it?

E vërteta është jo! Kanabisi rekreativ është i paligjshëm në Tajlandë dhe kushdo që shpreson të ketë efektet e tij do të zhgënjehet.

"Sigurisht, ata nuk duhet të shpresojnë kot. Është thjesht një fushatë marketingu”, tha menaxheri i kompanisë.

Në shkurt 2021, qeveria lejoi që të përdoren në ushqime dhe pije, por sasia në produkte nuk duhet të kalojë më shumë se 0.2% të peshës totale të tij, duke eliminuar kështu ndjesitë që njeriu merr nga kanabis.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?