Pite e shpejtë me spinaq ( pa peta ) nga zonja Vjollca

10 Mars 2021, 12:23| Përditesimi: 10 Mars 2021, 12:24

  • Share

Pite e shpejtë me spinaq ( pa peta )

 Përbërësit:

 400 gr kos

 3 vezë

250 ml ujë

 kripë dhe piper të zi

 1 filxhan kafe va

j 2 3/4 miell

Mbushja

800 gr spinaq

5-6 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

4 lugë gjelle vaj ulliri

250 gr djath të bardhë

 Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, shtojmë në të kosin I përziejmë sëbashku me vezët dhe më pas shtojmë 250 ml ujë përsëri e përziejmë me tel vezësh, kripë, piper të zi, vajin, miellin dhe e përziejmë mirë formojmë një brum që derdhet lehtë. E lmë mënjanë. Spinaqin të lerë dhe të grirë hollë e vendosim në një tas, kripë ku do të shtojmë qepët të prera shumë hollë në unaza, erzat të grira imët dhe I shtypim me dore, kripë, piper, vaj ulliri, djathin të thërrmuar dhe këto I përziejnë mirë. Lyejmë tavën mirë me vaj dhe shtrojmë në të 1/2 e brumit. Mbi të shtrojmë si një shtresë mbushje spinqin me erzat. E mbusim spinaqin me brumin e mbetur dhe evendosim ën furrë ën temperaturë 20 gradë Celsius për 40-45 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?