Socialistët kanë vendosur ta rrëzojnë Ilir Metën për vettingun në polici. Relatori i këtij ligji, Pjerin Ndreu, thotë për Report TV se ligji do të kalojë kështu sic është, pavarësisht argumentimeve të dekretit presidencial.
“Ne do ta kalojmë sic është, pasi edhe misionet e huaja, si Pameca dhe Icitap nuk është se kanë qenë dakord që në fillim me projektin që kishim. Ne deshëm të bënim një reformë të thellë, dhe nuk i morëm parasysh sugjerimet e tyre, por na rezulton që mund të na kthehet në bumerang dhe që kjo mund të na kthehej në kosto financiare dhe njerëzore”,-thotë Pjerin Ndreu.
Deputeti socialist nuk e pranon argumentin e Ilir Metës së vettingu në polici po kapet nga qeveria, në rast se sic parashikon ligji i ri, kontrolli bëhet nga SHCBA-ja, një strukturë në varësi të ministrit të brendshëm.
“Kjo nuk ka të bëjë fare me ndikimin e qeverisë në proces. Nëse marrim për bazë argumentin që SHCBA-ja është në varësi të ministrit, me të njëjtën logjikë duhet të themi se Komisionet Qendrore dhe ato Vendore, përbëhen nga personel në varësi po prapë të ministrit. Argumenti nuk qëndron”,-tha Ndreu.
VIDEO/Intervista e plotë
Pjerin Ndreu nuk mbështet as argumentin e dytë të presidentit, se mos pasja e një afati për të mbyllur vettingun, mund të mbajë nën presion të përjetshëm policët.
“Ne e kemi pas lënë për 2 vjet, por ishte e pamundur. Me një analizë që i është bërë në situatën që ishte, i bie që të kalonte 10 vite. Sado që ne kishim vënë një afat, afati ka qenë i pa logjikshëm, dhe ne nuk mund ta marrim në konsideratë. Procesi i pastërtisë së figurës së policëvë është një proces i gjatë dhe i përhershëm dhe nuk mbyllet me mbarimin e një vettingu”, tha Ndreu.
Javën e shkuar presidenti ktheu ligjin që Lleshi e ndryshoi, duke shprehur mbështetje për variantin fillestar të Xhafajt. Komisioni i Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojë dekretin dhe më tej ai do të votohet në seancë.
Ore sa më stoicizem flisni kur bëhet fjalë për vetingun në gjyqësor polici etj...te propozimi i pd për veting në politikë nuk ju dëgjua zëri 1muaj dhe thatë jo direkt...bunderllëqe
PërgjigjuKush asht ma i mire?!_Salianji nga Loshani apo I biri i Fari Balli nga Mokra
PërgjigjuIk pjerin pordha na ben si i zgjuar. U bere edhe ti per politik je si kurve.
PërgjigjuLigji i pare i Vettingut ne polici, ishte ligj konsensual, mazhorance+Lsi dhe PD abstenoi. Athere, kur kemi nje ligj konsensual, perse duhet ta zhbeni???
PërgjigjuVARIANTI I FATMIR XHAFES ESHTE I SAKTE!!!!
Përgjigju