Kullat prej Xhami në Bruksel

Pjesa e xhamtë e Brukselit! Pse të mos jetë Tirana si simotrat e Europës

7 Maj 2019, 07:15| Përditesimi: 7 Maj 2019, 09:46

  • Share

Kjo është pjesa e xhamte e Brukselit në një nga qendrat e saj urbane, ku ndalojnë autobusët interurban. Një qytet si shumica e kryeqyteteve evropiane. Koncepti urban modern gjithandej e ka quajtur ngritjen e grataçielave një zgjidhje bashkëkohore, qysh kur në fillim të shekullit XX nisi pylli i skayscreperave të Manhatanit. Tirana sa ka nisur me këta qiellgërvishtës. A mund t'i quash valle të shëmtuar? Këto ngrehina plot qelqe blu mua më ngazëllejnë. Por shpesh habitem nga gjithë ajo histeri alla shqiptare e një pjese njerëzish kinse atdhetarë e me dashuri të thuket për kinse traditat, se përse po prishen ca godina qerpiçi orientale me kope minjsh e buburrecash në llagëmet e tyre dhe po ndërtohen në vend të tyre ngrehina të larta e të bukura. Mirëpo, duam-s'duam ne, Tirana do të bëhet si simotrat e saj në Evrope. Është kryeqytet, është qendra, kërthiza e hapësirës sonë kombëtare. Kur këto ngrehina të larta janë të bukura dhe ruajnë parametrat urbane, pse duhen anatemuar? Ky është një absurd i pastër, logjikë aspak koherente.


Nëse syri yt është mësuar të shoh kasolle dhe kënaqet me to, syri i tjetërkujt ngazëllen nga imazhe urbane moderne. Jo vetëm këto godina të larta që po ngrihen nuk janë shëmti për qytetin e sheshtë e plot energji të Tiranës, por i japin asaj edhe më shumë hir, elegancë, estetikë, modernitet. Është stili zotërues i kohës, si dikur gotiku, baroku, etj. Të kesh mall për vjetërsira, duke i njëjtësuar ato me vlera arkitekturore të paqena, etj, kjo është një përrallë për të trembur dhe sugjestionuar fëmijët, jo arsyen e shëndoshë të ndryshimit. E njëjta logjikë, për mua, i takon edhe godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar, i cili s'ma mbush mendjen se koha, zhvillimi urban dhe arsyeja estetike do ta çmojnë si vlerë arkitekturore e të pazëvendësueshme. Vërtet mund të meritojë ajo vjetersirë tashme e amortizuar, e shkalafitur, bërë copë e çikë nga ezaurimi, nivelin dhe kënaqësinë e një publiku krejt ndryshe nga gjenerata ime, që kërkon bukuri e ndryshime për vete dhe kushte më të mira shijimi të artit. Se mos është ndonjë ngrehinë e fortë muri, me mermerë, skulptura, forma të bukura, dhe hajde de! Unë mund të sillja këtu imazhe godinash teatri të bukura, imponuese e hijerënda, ku ti ndjen pushtetin e artit dhe imazhit, siç ka të tilla me qindra këndej, qyteteve të Francës, Belgjikës a Holandës, që po vizitoj këto ditë. Po ja, këto kemi ne, kjo është historia jone, shenja jonë, këto t'i ruajmë, etj. - do më thotë dikush. Vërtet "historike" është vallë kjo godinë, nëse nënkuptojmë me të diçka të vyer, të qëndrueshme, si p.sh. simotra të asaj kohe si Universiteti, kompleksi i ministrive, etj? "Historike" është bëma e asaj godine, produkti i saj, artistët si fryma dhe simbolika e saj, por jo ndoca pllaka pupuliti tashme të shoshura fund e majë. Unë habitem nga një fare "inati" që kanë disa artistë, të cilët më fort shqetësohen se çfarë do të ndërtohet pas Teatrit Kombëtar, sa kulla, kush do fitoje, sa miliona, sa miliarda, sesa te interesohen për vetë godinën e re e moderne të këtij teatri, pra për shtëpinë e tyre të re. Koha shpejt do rrjedhë, politika do t'i heq duart nga ajo që s'i takon dhe artistët, teksa do të përgatisin e do të japin shfaqje në teatrin e ri, ndofta do ta quajnë të gabuar idenë e mbajtjes së një ngrehine që çdo vit e më tutje, jo vetëm "lëkurën", por dhe ashtin po ia gërryen. E di se godina e re, gjegjësisht gjithë rregullave e parametrave, do të krijoje me siguri kushte të përshtatshme për performim teatror, për artistet, por edhe për neve si spektatore... Unë nuk kam as ndonjë përkatësi politike konkrete dhe as ndonjë mllef të fshehur diku. Dua thjesht një imazh modern për qytetin tim, pra dhe për godinën e Teatrit Kombëtar që më sëmbon më tepër meqë jetën dhe pasionin e lidha me të...

Brukseli është një qytet qe kalavitet mes tradicionales dhe modernes. Qindra godina të vjetra plot hijeshi ta mbajnë syrin ngulitur aty dhe një hop të duket vetja si i zhvendosur në histori. Por bri tyre lartohen dhjetëra të tjera epuar kah qielli, qelqnaja dhe konstruksione betonarmeje, duke bashkëjetuar bukur mire njëra me tjetrën. A s’është ky një imazh bashkëkohor? E pse duhet pasur frike prej tyre? Unë them se simotrat e tyre në Tirane do krijojnë për kryeqytetin tone me shume dinamike, me shumë imazh, me shumë luks, dhe estetike, qytetari e kënaqësi. E kush mund të thotë se këto shumëkatëshe të bukura nuk e hijeshojnë Brukselin? Valle të shëmtuara do të jenë te tillat për Tiranen? Jo! Është thjesht një kundërshti e përplasje shijesh mes atyre që i duan dhe atyre që nuk i duan, por qe shpërlahen me pas nga Ponc Pilatet e politikes, të cilët futin kudo turinjtë e interesave të tyre, por jo të qytetareve, sepse nuk e kanë as tagrin, as dijen... lërini urbanistet të vendosin dhe mos futni turinjtë më kot...
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turisti: 07/05/2019 18:04

    Po te isha turist perendimor dhe do doja te shihja qillgervishtes do kisha sh alternativa nga hong kongu ne ljndje larget ne dubai lindje mesme e deri ne new york ne perendim. Ju siguroj se ne tirane dhe shqiperi vijne turiste per ate qe eshte tradicionale. Po e shkaterruam dhe kete mundesi atehere rrofshin kullat e shemtuara qe s emocionojne asnje.

    Përgjigju
  • Berat: 07/05/2019 12:06

    Shqipria do ishte si motrat e europes Po jo me kta politikan

    Përgjigju
  • Kulla binjake: 07/05/2019 08:05

    Nuk eshte ky shqetesimi. Shqetesimi eshte cila ekonomi do ti beje ajo e krimit apo ajo e investitoreve? Per te qene qytetar evropian duhet te kesh edhe mentalitet evropian. Mentaliteti i shpellarit nuk te ben evropian se perdor facebook dhe instagram. Po te vazhdpjme keshtu siç jemi ketu do te kthehwt ne mos eshte nje xhungel ku fiton vetem horri si ai politik ashtu edhe ai qe transporton droge.

    Përgjigju
  • Ndriçim: 07/05/2019 07:55

    Në Bruksel kjo vlerësohet si pjesa më e shëmtuar e tij, të kishe marrë ndonjë shembull tjetër të stilit amerikan do të ishte më mirë se Brukseli i ka tmerr qiellgërvishtësit. Dhe janë marrë vendime drastike jo vetëm që të mos ndërtohet më asnjë e tillë, por janë prishur një sërë godinash zinxhir, duke lënë vetëm disa prej tyre si simbolike.Duhet të ishe më i informuar përpara se të sillje si shembull Brukselin, sepse është shembulli i gabuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?