Pjesë e grupit që do trafikonin 500 kg kanabis në Turqi, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

3 Shkurt, 11:11| Përditesimi: 3 Shkurt, 11:19

  • Share

VLORË- Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit 2023 ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës.

48-vjeçari K. S., ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset”. 48-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me 7 personat që kanë rënë në pranga më parë, si edhe të tjerë që janë ende në kërkim, do transportonin kanabis drejt Turqisë.

Në operacionin e 12 dhjetorit 2023, policia ka sekuestruar 500 kg kanabis, e cila do të trafikohej përmes rrugëve detare në Turqi. Atë kohë 7 persona ranë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.      

Emrat e të arrestuarve më 12 dhjetor 2023
Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?