Pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që grabitën mbi 60 banesa në Francë, prokuroria kërkon 11 vite e 4 muaj burg për Bardh Hotin

23 Dhjetor 2021, 11:47| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 12:03

  • Share

TIRANË- Prokuroria ka kërkuar 11 vite e 4 muaj burg për Bardh Hotin (Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci), i akuzuar se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë. Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Bashkë me Bardhi Hotin u arrestuan edhe shtatë shqiptarë të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal. 

Sipas policisë vlera e sendeve të vjedhura në grup kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?