Politikë

Partia e Lirisë kërkoi kandidat të përbashkët për vendoret/ Braimllari: Kemi përfaqësues dinjitozë! Synimi, t’i kthejmë Bashkitë në Parlamente vendor

27 Shtator 2022, 17:10| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 17:19

  • Share

Ilir Meta bëri thirrje sot që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët, por rast se nuk gjendet dakordësia me Sali Berishën, për të përzgjedhur bashkërisht kandidatin për zgjedhjet vendore të 2023, Sekretari Organizativ I Partisë së Lirisë Endrit Braimllari shpjegon planin B.

Për Report Tv, Braimllari thotë se Partia e Lirisë i ka potencialet e duhura për të vështirësuar pozitat e maxhorancës në garën elektorale të pranverës së vitit të ardhshëm.

Në kuadër të organizimit të PL, çështja e zgjedhjeve lokale ka marrë vëmendje maksimale, jo thjesht për përgatitjet, por duke hartuar edhe një strategji mbi këtë proces. Do të mbledhim fillimisht organet drejtuese, do të vendosim më pas, do të thërrasim edhe Konventën Kombëtare. Ju garantoj që Partia e Lirisë i Ka gati të gjitha potencialet për t’u përfaqësuar në mënyrë dinjitoze.

Më shumë sesa fitorja e disa bashkive, Braimllari thotë për Report Tv, se dërgimi I përfaqësuesve opozitarë në Këshillat Bashkiakë, është thelbësore për të rikthyer pushtetin vendor në funksion të qytetarëve.

“Ne I konsiderojmë shumë të rëndësishme zgjedhjet locale, si një moment nga ku do të nisë procesi I llogaridhënies ndaj pushtetit vendor. Sot të gjithë kryetarët e emëruAR NGA Rilindja nuk kanë ku japin llogari sepse nuk ka zëra kundër në Këshillat Bashkiakë. Synimi ynë është t’I kthejmë në parlamente të vërtetë vendor, aty ku të dëgjohet zëri I qytetarëve.

Thirrjen për të dalë me kandidatë të përbashkët, Partisë Demokratike ia kanë adresuar edhe aleatët e tjerë opozitarë, por në kushtet kur selia blu nuk ka tejkaluar krizën e brendshme, ende nuk ka marrë një vendim.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet lokale 2023, Meta mesazh Berishës: Opozita të dalë me kandidatë të përbashkët, ndryshe jemi të humbur


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?