Foto ilustruese

Kronikë

Plagosën me sende të forta dy të rinj dhe i kanosën, shpallen në kërkim tre persona në Dibër

11 Qershor 2021, 12:15| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 12:17

  • Share

Tre persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Dibër, të akuzuar për plagosje dhe kanosje. Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim tre persona me inicialet L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.

Vijon puna për  lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?