Foto ilustruese

Kronikë

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Elbasan, autori e goditi disa herë dhe tentoi të largohet! Arrestohet nga policia

1 Qershor 2021, 16:10| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 16:15

  • Share

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen "Kongresi", në afërsi të qendrës së qytetit, ku 25-vjeçari, ende i paidentifikuar, u godit disa herë me thikë nga një 24-vjeçari Marsel Jevgu. Pas ngjarjes, ky i fundit u përpoq të largohej, por u arrestua nga policia.

25-vjeçari ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?