Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë rreth orës 19:30 në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi" në Fier.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier, ndërsa ngjarja është parë edhe nga qytetarët.
Sipas burimeve i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes policia ngriti postblloqe në hyrje daljet e qytetit duke bërë të mundur arrestimin e autorit pas dy orësh.
"16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.
Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.