Plagoset punonjësi në minierën e bakrit në Pukë, nën hetim inxhinieri

16 Janar, 11:27| Përditesimi: 16 Janar, 11:28

  • Share

PUKË- Një punonjës është plagosur teksa punonte në minierën e bakrit në fshatin Kimez, Pukë.

Ai ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për rastin, policia ka vënë në hetim inxhinierin e minierës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 57 vjeç, banues në Pukë, inxhinier në minierën e bakrit në fshatin Kimez, Pukë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar lehtë punonjësi, shtetasi L. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?