Pamje nga vendi i ngjarjes

Tepelenë/ Plagosi bashkëshorten dhe më pas veten, arrestohet në spital 42-vjeçari

31 Mars 2023, 08:48| Përditesimi: 31 Mars 2023, 09:00

  • Share

Lulzim Nanaj, 42-vjeç është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi goditi me thikë gruan, më pas veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Floreta Nanaj, 40 vjeçe, nënë e një fëmije me autizëm, mbeti e plagosur dhe po lufton për jetën në spitalin e Tepelenës. Ajo u godit me thikë në bark nga bashkëshorti i saj pas një debati në banesë. Krimi në familje u regjistrua në orën 09:40 të një dite më parë në katin e dytë të këtij pallati në lagjen “Selam Musai” të Tepelenë.

Autori i krimit Lulzim Nanaj, 42-vjec pasi ka goditur gruan, plagosi edhe veten me thikë dhe të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku në gjendje më të rëndë ndodhet gruaja.

Natyra e konfliktit mbetet mister kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar të çiftit Nanaj. Fqinjët jashtë kamerave thanë se kanë dëgjuar debatin me zë të lartë në shtëpinë e çiftit Nanaj, por nuk janë në dijeni të motiveve.

Ata thanë se çifti Nanaj jeton në kushte të vështira ekonomike, Floreta shet në tregun e rrobave të përdorura, ndërsa i shoqi që tentoi ti merrte jetën është i papunë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?