Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën pranë Urës së Drojës në Mamurras.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij duke caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për veprat penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".
Aurel Shurbi plagosi me armë zjarri Agron Memen dhe Klevis Leken të cilët janë dajë e nip. Në pamundësi për t'u larguar disa orë pas ngjarjes Shurbi u vetëdorëzua tek shërbimet e policisë, ndërsa ka deklaruar se kishte qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka me të cilin kishin pasur konflikt bashkë me vëllain edhe më parë.
Ja ky eshte shqiptari, të shtie me armë për nje provokim pastaj vdes ose jo c fat të kesh......... po mire more funderrine Homo Erectus o neandërtal , c të gjeti sikur dikush të provokon? Edhe po të shau dikush nga nëna e motra ti duhet ta vrasesh? Mut mutash zarbë !
Përgjigju