Plagosi me çifte djalin e tij, zbardhet dëshmia e 83- vjeçarit: E qëllova pasi më dhunoi

25 Korrik, 11:04| Përditesimi: 25 Korrik, 15:31

  • Share

83- vjeçari që plagosi të birin me çifte në Pogradec gjatë një konflikti për motive të dobëta më 24 korrik është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer menjëherë pas dhunës që djali ka ushtruar ndaj tij.

Burime nga grupi hetimor pohojnë faktin se 83- vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Kujtojmë se 47- vjeçari i biri i 83- vjecarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babain e tij ndërsa nuk dihet dhe as 83- vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qënë e vazhdueshme, do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?