DURRËS-Sheflid (Shefit) Karati është arrestuar nga policia pasi dyshohet si një nga bashkautorët e plagosjes së dy të rinjve në Durrës, më 15 prill pas një sherri në rrjetin social Tik-Tok.
35-vjeçari banues në lagjen nr. 1, Durrës, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas policisë nga hetimet e kryera dyshohet se në orët e para të mëngjesit më 15 prill për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, Sheflid (Shefit) Karati dhe Klajdi Mansaku tentuan që të vrasin me armë zjarri Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu , të cilët janë plagosur lehtë jashtë rrezikut për jetën si dhe shtetasin Mario Vrionin.
Ndërkohë vijojnë kontrollet për arrestimin Klajdi Mansakut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.