FOTO/ Ky është autori i plagosjes tek 'Oxhaku' në Tiranë, nëse e keni parë telefononi policinë, 5 mijë euro shpërblim

1 Janar, 14:03| Përditesimi: 1 Janar, 14:31

  • Share

1704114229_sajmirxhafa.jpg

Foto: Saimir Xhafa 

Ky është Saimir Xhafa, 36 vjeçari të cilin policia e akuzon si autorin e plagosjes së ndodhur mesditën e sotmë në në afërsi të xhamisë "Xhura" tek Oxhaku në Tiranë.

Ai është Saimir Xhafa, i datëlindjes 04 janar 1988.

Policia ka vendosur shpërblim 5 mijë euro për këdo që do të japë informacion duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546 dhe garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Lajmi kryesor:

Tiranë, 51 vjeçari qëllohet me armë afër Xhamisë 'Xhura' tek 'Oxhaku'! Policia rrethon zonën! 5 mijë euro shpërblim për autorin (EMRAT + VIDEO)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?