Armando Jakupi

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)

2 Korrik, 20:43| Përditesimi: 2 Korrik, 21:02

  • Share

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Një person ka qëlluar me thikë një tjetër në Bulevardin e Ri.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Armando Jakupi 42 vjeç, i cili ka plagosur shtetasin A.Z., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes i kapur nga efektivët e Komisariatit nr.3 dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe sipas policisë plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Reshit Petrela", sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tedi: 02/07/2024 23:05

    Ore po pse thiken me vete e mban i dehuri

    Përgjigju
    • O tedo: 03/07/2024 09:15

      Ketu ne shqiperi keshtu e mbaj token dhe pistoleten dhe pijanecet dhe kriminelet e ka me ligj parlamenti. Vetem hallexhive nuk u lejohet se skadal ligji akoma per ato. O tedo kujdes rruges mbaj dyer e makines mbyll se po I hape e honge daku. Zoti te rujt nga keto zorrrraxhit e rrugeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?