Foto ilustruese

Kronikë

Plagosje në Tiranë, 22-vjeçari godet me thikë adoleshentin

11 Qershor 2021, 20:31| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 20:35

  • Share

Një plagosje me thikë ka ndodhur në rrugën Myslym Keta në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra 18 vjeçari është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?