Pavarësisht se duket që pakti i foltores me mazhorancën po mban në lojë një teatër polik buratinësh që do të bëjë zhurmë, apo trazira emocionale e Ilir Metës që i është shkrepur të bëhet Spider Man, nuk duket se jemi në sagë të re “Superheronjsh”.
Gjasat janë se po gatitet një plan krejt ndryshe nga ajo që duket në zhurmën e paneleve apo konferencave të shtypit.
Sinjali që u dha me katapultimin e një simbolike të rëndësishme sicc është Gjin Gjoni, tregon se Sali Berisha po shkon drejt një përgatitje jo për zgjedhje, po për një përplasje jashtë politike jo thjesht me mazhorancën po me sisitemin politik.
Një skenar i ngjashëm me 2017-n apo 2019-n, por sipas të gjitha gjasave me ndryshime sipas rrethanave të reja. Manovra Gjin Gjoni, është qartësisht një tregues jo i vogël i hapit të radhës drejt krijimit të një grupimi jashtëelektoral.
Politikisht, ajo zgjedhje nuk ka as karakter elektoral, pasi nuk është provuar fuqia politike e Gjin Gjonit për të tërhequr vota të elektoratit gri, por edhe organizativ, pasi ish-anëtari i KLD nuk ka drejtuar asnjë seksion të PD-së në territor gjithë këto vite.
Krejt normalisht, një afrim i mundshëm i tij në politikë mund të ishte afrimi në selinë e partisë si një ekspert për drejtësinë, e ku mund të promovohej në mediat televizive e panelet e darkës.
Por, sinjali që ka dashur të japë Sali Berisha është krejt tjetër. Që flet më shumë sesa deklaratat e kryetarit të ri të degës së Lezhës. Ai ishte një personazh që u kthye në kryesimbolin e betejës së SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.
Ambasadori Donald Lu, kur përmendi metaforën e famshme të “orave të gjyqtareve”, mori spunto pikërisht nga sahati i dorës së Gjin Gjonit, që shfaqej në fotot ku ish-gjyqtari shfaqej në mbledhjet zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
E kjo lëvizje e Berishës, më shumë se karshillëk politik ndaj amerikanëve, është një aksion, një demostrim për të komunikuar me armiqtë realë të tij, të cilët janë në Uashington.
Sot pas vendimit të Gjykatës së Lartë që konfirmon arrestin në shtëpi të Sali Berishës, në median pranë tij ka nisur një sulm frontal i kolonelëve të doktorit ndaj drejtësisë së re.
Sipas tyre, institucionet e drejtësisë janë mbushur me njerëz të lidhur familjarisht me mazhorancën, duke akuzuar për lidhje me Partinë e Punës dhe Sigurimin e Shtetit.
Natyrisht që e gjithë kjo është për të mbushur ndjekësit e tyre me propagandë toksike, pasi një nga personazhet më të lidhura me PPSH-në është njeriu që drejton foltoren nga dritarje. Kurse deputetët e tij, sicc theksonte edhe raporti i fundit i Autoritetitt ë Dosjeve, nuk kanë kërkuar asnjëherë që të zbardhet skeda e tyre e dosjeve të -ish-Sigurimit të Shtetit.
Pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve të 14 majit, nisjes së hetimeve penale e sekuestrimin e pronave, Sali Berisha nuk ka gjasa që të shkojë në zgjedhje si “cjapi te kasapi”.
Në fakt, si vetë Berisha, ashtu edhe besnikët e tij si Flamur Noka e të tjerë, e kanë shprehur publikisht se ata nuk do të hyjnë në zgjedhje me këtë qeveri. Natyrisht është një frazë shtampë, ku edhe pse logjika mbetet e njëjtë, për formën dhe metodat gjithccka po hartohet, madje ka gjasa të jetë plani gati.
Mbetet pra vetëm nisja e asaj që po konsiderohet jo më një “revolucion”, po një guerrilje e re, e cila ka shumë gjasa që të mos jetë frontale.
Protestat me shënjestër kreun e bashkisë së Tiranës, janë vetëm sinjalet e para të kësaj guerilje. Ku me anë të një fushate gossipi që shpërndahet në studio, po mundohet të konsiderohet si një “Pazar i mbyllur me Edi Ramën”.
Megjithatë, situata sot është krejt ndryshe nga herët e vitet e tjera. Pas paktit me mazhorancën për amnistinë, që ishte një sinjal tjetër antiamerikan i dallueshëm në përmbajtjen e draftit, Sali Berisha ka objektiv të radhës marrjen e vulës së PD-së. E një goditje e fortë, sipas gjasave është planifikuar përpara vendimit të Gjykatës së Apelit për këtë ccështje.
Ndërkaq, loja për të hequr masën e arrestit shtëpiak, duket se është më shumë manovër tymuese. Berishës i leverdis më mirë tisi i martirit përballë ndjekësve se një demonstrim inati në sallën e Kuvendit. Në arrest shtëpie, doktori shkoi me këmbët e veta, duke refuzuar që të paraqitej në prokurori.
Një marrje në pyetje do ta dërrmonte më shumë, sesa performance e dritares, e cila edhe pse një fabul e sforcuar, e mbron nga ekspozimi i tepërt. Madje edhe djegia e mandatit ka shumë gjasa që t’i interesojë më shumë, por vecc do të kërkojë ta shesë sa më shtrenjtë…
shkrimi i djeshem me duket me realist dhe ndoshta eshte me teper per te mbajtur Gjekmarkaj nen tetelen e gjyqtarit qe per mendimin tim sic edhe e keni supoyuar edhe juve dje po kerkon thjesht dhe vetem nje vend deputeti te sigurte ne listen e deputeteve te lezhes me topallin. Ndersa levizjet guerile ndaj bashkise se tiranes dhe veliajt me duken me teper si nje lufte e natyrshme politike ndermjet dy kampeve te fushates se 14 majit se kaq e thelle se sa edhe kjo e vules qe me duket me shume si frike e lulit mos del edhe aty nga dera e prapme sebashku me alibeajn si ne rastin e votimit te amnistise per protestuesit
Përgjigju