Në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në dilemë se cilën PD të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD-në e drejtuar nga Sali Berisha apo PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt. Nga ana tjetër, dy grupet në PD, të cilët pretendojnë se përfaqësojnë partinë zyrtare, nga tentativa për t’u bashkuar, përfunduan duke kërcënuar njëri-tjetrin. Afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e lokale të 14 majit 2023, është fillimi i muajt mars 2023. Deri atëherë, Gjykata e Apelit duhet të ketë vendosur për fatin e PD-së, nëse i përket Berishës apo grupit të Lulzim Bashës.
Çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit i heq nga duart Berishës partinë që i dha gjyqtari Agron Zhukri?
Për Rithemelimin mbeten tre opsione. Varianti i parë konsiston në krijimin e një partie të re politike, duke mundësuar regjistrimin në zgjedhje. Varianti i dytë konsiston në bashkimin me PD-në me në krye Alibeaj, por ky version është më pak i mundshëm pasi statuti i PD-së së Alibeajt përjashton Berishën nga partia për shkak së damkës së non gratës. Varianti i tretë dhe më i mundshmi është që Rithemelimi të regjistrojë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në emrin e Partisë së Lirisë, me në krye Ilir Metën. Një skemë e tillë u aplikua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Nëse Gjykata e Apelit do të njohë PD-në me në krye Alibeajn si parti zyrtare, Rithemelimi humbet automatikisht përfaqësimin me komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Partitë politike duhet të ketë propozuar para datës 14 shkurt 2023 anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilat përbëhen nga 7 anëtarë, ku dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.
E njëjta formulë ndarje aplikohet edhe për anëtarët e Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave. Konkretisht, 2 komisionerë propozon PS-ja, 2 PD-ja zyrtare, një komisioner Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe në opozitë dhe një PSD-ja si partia e dytë më e madhe në pushtet. Nëse Apeli njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, në këtë rast dy komisionerët do të propozohen nga Alibeaj dhe Basha, si dhe një komisioner nga Partia e Lirisë.
Jo rithemelimi por rilindja ramiste, me plan "B".
Përgjigju