Edi Rama dhe Albin Kurti

Politikë

Plani i Qeverisë Kurti/ Rama: Padia për gjenocid nuk do të sillte rezultate, Kosova të shohë drejt së ardhmes! Duhet të konsultohet me partnerët

11 Qershor 2021, 09:45| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 10:06

  • Share

Në miratimin që i bëri  programit qeverisës nëj muaj më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi një lëvizje shumë të fortë, duke shprehur vendosmërinë e qeverisë së drejtuar nga ai për të paditur Serbinë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Për herë të parë për këtë çështje ka folur edhe Kryeministri Rama. Në një intervistë për media në Serbi, Rama ka shprehur rezervat e tij ndaj planit të Kosovës.

Kryeministri shpreh se palët duhet të fokusohen tek e ardhmja për të zgjidhur njëherë e mirë problemet e së shkuarës.

Duke nënvizuar se megjithatë vendimi përfundimtar i takon klasës politike në Prishtinë dhe jo Tiranës zyrtare, Rama u shpreh se kjo do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate.

“Së pari, kjo është një çështje shumë e komplikuar në aspektin e përmbajtjes ligjore. Së dyti, unë mendoj dhe e kam thënë publikisht, në bisedime dhe po jua them edhe juve, ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt. Nuk ka fitues pa zgjidhje. Gjenocid është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo i imi apo i shqiptarëve”, tha Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/06/2021 03:43

    Nuk jam dakord as me Ramen,as me Kurtin.Per Kurtin mendoj qe nuk mund te hedhesh ne gjyq Serbine si shtet.Kjo mund te behej po te mblidheshit bashke ish-republikat dhe ish-krahina e Kosoves dhe t'a hidhnit se bashku ne gjyq civil per reparacione,demshperblime per pasojat e luftes.Keshtu u veprua me Gjermanine;pastaj per krime e genocid mund te ngrini padi per individe,por gjithmone duhet te konsultoheni me eksperte,perpara se te beni ndonje veprim.Sa per Ramen,si ide nuk e ka keq,por nuk mund te shikohet e ardhmja,pa i vene kapakun se kaluares,sepse nese nuk veprohet keshtu,diku,dikush ka per t'a kthyer koken mbrapa,ka per t'a ngrene krimbi naten ne ndergjegje.Zoteri,krimet as harrohen,as falen!Por mbasi te vendoset drejtesia,ndoshta palet mund t'a shikojne njeri-tjetrin ne sy,pa i kujtuar krime e ngjarje per te cilat nuk eshte dhene asnjehere llogari dhe asnje nuk ka mbajtur pergjegjesi ligjore.Z.Rama ,ne Kosove nuk mund te veprohet si ne Shqiperi,qe akoma dhe kesaj dite nuk ke as edhe nje gjyq te vetem per krimet e diktatures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?