Pamje nga përplasja fizike në ndeshjen e Kategorisë së Parë

Plas grushti në Kategorinë e Parë, sherr masiv mes futbollistëve të Vorës dhe Shënkollit

24 Nëntor 2018, 17:58| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 18:01

  • Share

Ndeshja e kategorisë së parë mes Vorës dhe Shënkollit ka prodhuar një incident që nuk aspak lidhje me futbollin. Takimi i zhvilluar në Pezë Helmas është karakterizuar nga loja e fortë dhe ndërhyrje brutale, por në fundin e saj gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Një faull në favor të Vorës ka irrituar palët dhe futbollistët e të dy skuadrave janë përfshirë në një konfrontim fizik.

Si të mos mjaftonte kjo, në ndihmë të futbollistëve të Shënkollit është futur edhe stafi i skuadrës. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë private të cilët me vështirësi të madhe arritën të qetësonin situatën. Nga ky incident me grushta tre futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq. Kujtojmë se edhe në ndeshjen e fazës së parë loja është karakterizuar me tension mes skuadrave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?