E akuzoi se thyeu dyert e selisë, Bejko i përgjigjet Alikos: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët

30 Janar 2022, 19:27| Përditesimi: 30 Janar 2022, 19:39

  • Share

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i është përgjigjur Dasho Alikos, pasi ky i fundit e akuzoi se ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër. Bejko mohon që diçka e tillë të ketë ndodhur, ndërsa shton se takimi është zhvilluar si zakonisht pasi ishte planifikuar nga strukturat dhe për çdo detaj teknik është proceduar sipas statuti. Nga ana tjetër Bejko, fton këdo që ka pretendimin më të vogël për çdo akt dhune  t'i drejtohet organeve kompetente.

'Rrugës duke u kthyer nga Gjirokastra më njoftuan se disa ish drejtues lokale të PD atje qenkan ankuar se është hapur me forcë dera e selisë së demokrateve. Dua t'i bej me dije opinionit publik se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qene e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik eshte proceduar sipas statutit. Është per të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit, gjejne ende hapesirë në media.

Kushdo që ka pretendimin më të vogël për cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë "vandal", siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t'i drejtohet organeve kompetente. Dega e PD në Gjirokastër, si cdo dege e demokratëve në mbarë Shqipërinë vijon normalisht punën me takimet me bazën.'- shkruan Bejko në një postim në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Plas sherri mes demokratëve në Gjirokastër, Dasho Aliko akuzon Bejkon: Ka shqyer dyert e selisë së PD-së! I përgjigjet demokrati: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?