Kukësi barazoi 2-2 me Skënderbeun për javën e 14-të në Superligë. Verilindorët morën një pikë edhe pse pësuan dy gola në pjesën e parë, duke ia dalë të rikuperonin në fraksionin e dytë.
Veç golave dhe lojës së mirë në 45 minutat e dyta, duket se te Kukësi ka probleme. Trajneri Stavri Nica pas ndeshjes për MCN ka thënë se nuk mund të qëndrojë në ekip me lojtarë "me karakter të poshtë si Rashiti", teksa do i kërkojë klubit masa, në të kundërt do largohet.
"Pjesën e parë dola nga funksioni si trajner pasi duke patur lojtarë me karakter të poshtër si Rashiti, dëmton skuadrën pasi futet në fushë edhe tallet. Do i kërkoj klubit të marrë masa për këta lojtarë. Të jenë në skuadër ata lojtarë që i përgjigjen kërkesave të lojës dhe skuadrës. Të shohim si vepron klubi pasi unë nuk qëndroj trajner me natyra të tilla. Nuk ka rëndësi niveli, rëndësi ka të hyjë në lojë e të luftohet.
Nuk mund të abuzohet me skuadrën. Unë vendos të rri trajner me lojtarë që kanë karakter e i përgjigjen kushteve të klubit. Nuk jam i kënaqur me pikën pasi pjesa e parë ishte një lojë për t’u harruar që unë se harroj dot. Na nxorrën shumë zbuluar, toleruan tmerrësisht dhe kjo është përbërja që ka klubi. Unë nuk rri me lojtarë pa karakter", tha Nica.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës
S.Dh/ReportTv.al