Kronikë

‘Platforma’ kundër krimit kibernetik/ Nën drejtimin e SPAK goditet grupi kriminal, sekuestrohen mbi 40 mijë euro dhe pajisje kompjuterike

13 Maj, 17:44| Përditesimi: 13 Maj, 18:15

  • Share

TIRANË - Një shumë parash prej 40 020 eurosh, 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike i koduar “Platforma”.

Operacioni u zhvillua nën drejtimin e SPAK nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” ka kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ushtrimin e tre kontrolleve në ambiente të ndryshme. Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online”,-njofton policia. 

Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: