Selia e PD

Plator Nesturi: Toka e djegur në PD dhe dekori i kuvendit të ri

28 Prill 2022, 12:23| Përditesimi: 28 Prill 2022, 12:25

  • Share

U bë kohë që nga këshilla e drejtpërdrejtë e ambasadores së SHBA se fati i një partie politike nuk mund të lidhet me fatin e ish liderit të saj që është shpallur person non grata nga Departamenti i Shtetit.  Muajt dhe javët kanë rrjedhur e tashmë situata në patinë më të madhe të  opozitës duket më e komplikuar se më parë. Akuza, Foltore, ndarje, kuvende të ndryshme, sulm e porta të blinduara, gaz lotsjellës  dhe më së fundmi lot humbjeje e trishtim për humbje shprese. PD ka hequr shumë në gjithë këto muaj duke u shndërruar në një invalid që e ka lënë njërën këmbë në lufrat e brendshme mes saj. Të gjitha këto energji shkatërrimi kanë rrjedhur pa kursim si një shpërthim vetshkatërrues. E të bën çudi se si mund të shpërdoren kaq shumë këto energji kur mund të përdoreshin për të ndërtuar një parti ndryshe, për të krijuar një forcë moderne me ide dhe lidership të ri. Që arrin të frymëzojë e të rikthejë besimin tek ajo, që mund të jetë alternativë e besueshme qeverisëse dhe jo shëmbëlltyrë e e skenave të luftës plot tym e me viktima të rradhës anash. Frymëzimi i betejave të dhunshme prej mëse një viti në PD nuk ishin as dallimet politike, as konceptet e ndryshme prohramatikë e strategjikë të ardhjes në pushtet. Frymëzimi i vetëm i luftës civile në PD personalizohet me emrin e Berishës dhe në funksion të së ardhmes së tij politike. Në emë të saj situata është inkandeshente në selinë blu, me qëndrime diametralisht të kundërta, pro Berishë në antitezë me pro PD, nga ku të parët për hir të liderit të tyre shpirtëror janë të gatshëm të shpallen deri në antiamerikanizëm. Çka natyrshëm do të ketë pasoja për ardhmërinë dhe peshën e PD në betejat e mëtejshme elektorale apo si partner i besueshëm në tryezat me ndërkombëtarët.

Shenjat për një izolim të PD dhe sido,os çfarë ka të bëjë me grupin e Rithemelimit janë dhënë me kohë. Dhe kjo nuk mund të mbulohet me organizimin e peticioneve kundër ambasadorëve të vendeve parnere. Rasti më i fundit vjen gjatë ditë së sotme ku Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Karen Donfried, ndihmës Sekretare për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, do të vizitojë Shqipërinë dhe në kuadrin e vizitave do të ketë takim pikërisht me Enkelejd Alibeajn, si kryatar i Grupit parlamentar të PD. Kjo është çka mbetet nga PD dhe që SHBA e enjeh ende zyrtarisht. Në Takim do të jenë dhe deputetë të tjerë por askush nga deputetët e grupit të Rithemelimit. Ca më pak Berisha të jetë pjesë e kontakteve, ashtu siv në është në axhendë as Meta si President ende në detyrë. Gjithshka tjetër që organizon Berisha për të mbuluar efektin e mospranimit të tij si aktor politik nga spektri ndërkomëbtar, duke filuar që nga takimet me mësues e deri në veprimtarë që i ka angazhuar për peticionin kundër Kim, nuk e zhbën dot izolimin e tij. Çështja qëndron nëse në këtë fat do të këmbëngulë të fusë edhe PD-në, apo Brenda saj do të arrijnë të dalin forca të ndalojnë këtë çmenduri të nisur.  Shenjat duken jo optimiste.

Së pari sepse Berisha nuk ka kohë. Nuk ka kohë as të unifikojë partinë por veçse të ndjekë axhendën e tij për ta vënë PD-në në funksion të  betejës së tij personale. Shanset se së paku PD mund të shkonte drejt një procesi të dhimshmë por që do çonte paqtimin e brendshëm dhe ribashkimin e saj, u tretën nga mospasja kohë e e Berishës për të menduar realkisht për fatin e partisë që dikur ka drejtuar. Mënyra më e drejtë dhe më e logjikshme do të ishte ndërprerja e proceseve të nisura në mënyrë të veçantë nga secila prej palëve, PD kish nevojë të bënte një pauzë pas përplasjeve, akuzave e sharjeve midis palëve dhe të niste të rregullojë frymëmarrjen. Vetëm kështu, me logjikë në vend të retorikës së ndezur mund të gjendeshin rrugët e bashkimit dhe të mejkimit të palgëve të shkaktuara. Për këtë duhej ndërprerë procesi i njëanshmë i zgjedhjeve nëpër degët e rretheve dhe një shtyrje e kuvendit deri në plotësimin e kushteve që do të qetësonin palët. Por ky shans humbi dhe bashkë me të po humb definitivisht edhe mundësia e një PD-je të bashkuar. Kështu sado fanfare e daulle të bien për Kuvendin e 30 prillit, toka që është pas në PD mbetet e dhegur. E djegur së bashku me shpresat e shumë demokratëve që kur hedhin vështrimin pas nuk arrijnë ta njohin partinë e tyre me atë çfarë përfaqësionte dikur. Duket se shansi i PD për të kontribuar më tej për këtë vend është varrosur që në ditën kur Berisha u shpall non grata. Duke mos arritur ta shkëpusin fatin e PD-së nga fati personal i një ish lideri, , duket se rrugën për më tej e kanë po bashkë. Drejt harresës së izolimit. Logjikisht çështja duket e mbyllur dhe duket se vendit i duhet një tjetër forcë politike për zëvendësuar një parti që shkoi dëshpërimisht drejt vetëvrasjes. Në fund të fundit gjithshka evolon dhe vendet bosh, qoftë edhe në politikë duhen mbushur me të tjera ide dhe figura. Gjithësesi do ta kujtojmë që dikur, na ishte njëherë PD-ja…

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?