GJKKO

Plotësimi i Gjykatës së Lartë i merr gjyqtarët GJKKO-së! Mbetet vetëm me 6 gjyqtare gra, hera e parë që prej krijimit

18 Mars 2021, 15:11| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:20

  • Share

Plotësimi i Gjykatës së Lartë rrezikon vërtetë bllokimin e punës së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).  Duke qenë se aktualisht GJKKO ka vetëm 8 gjyqtarë nga 16 që duhet të ketë, dhe nga këto 8 anëtarët 2 janë kandidatë për në Gjykatën e Lartë.

Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi pritet të dekretohen si gjyqtarë të lartë dhe pas kësaj në GJKKO do të mbeten vetëm 6 gra.

Ato janë Irena Gjoka, Etleva Deda, Daniela Shkira, Miliana Muça, Flora Haradinaj dhe Ilirjana Olldashi.

Që nga krijimi i Gjykatës së Krimeve të Krimeve të Rënda, e cila u pasua nga GJKKO, është hera e parë që kjo gjykatë do të jetë e përbërë vetëm nga gratë. Të gjithë gjyqtarët meshkuj u tërhoqën ose u shkarkuan nga Vetting.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar dje Presidentit të vendit, Ilir Meta, propozimet për emërimet në Gjykatën e Lartë.  Pas shqyrtimit të dokumentacionit të administruar, është realizuar renditja e kandidatëve për secilin pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale, sipas së cilës Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e katër kandidatëve Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Brenda afatit të kandidimit kandiduan gjithsej tetë kandidatë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?