Retorika e opozitës ka qejf t’i etiketojë gazetarë e analistë që nuk sulmojnë hapur Edi Ramën si “të kapur” nga qeveria. Në të vërtetë, për t’u etiketuar si “të kapur” mjafton të mos përhapësh shpifjet që sajon shpesh opozita, të mos ofendosh me epitete vulgare kryeministrin, ose të mos prodhosh fake news-e, siç kanë zakon të bëjnë opozita dhe mediat e saj. Për opozitën, “të kapur” janë edhe gazetarët që thjesht nxjerrin logjikën mbi teoritë alogjike, mbi të cilat opozita bazon shpesh fushatat e saj. Natyrisht, “të kapur” janë sot edhe gazetarët që kritikojnë vendimin e presidentit të Republikës Ilir Meta për të organizuar një protestë në shesh kundër qeverisë, duke shkelur nenin e Kushtetutës që i imponon kreut të Shtetit rolin e garantit të unitetit kombëtar.
Por e çuditshme është që e njejta logjikë nuk ka vlerë në drejtim të kundërt. Nëse një gazetar mbron Bashën, lavdëron Berishën, ose edhe kur madje fton popullatën të marrë pjesë në manifestimet e Ilir Metës, ai nuk më është një gazetar “i kapur”, por një gazetar i lirë dhe i pavarur. Këto orët e fundit janë të shumtë analistët, botuesit, gazetarët, madje edhe prezantuesit televizivë që po bëjnë garë kush e kush të mbështetë protestën e 2 marsit. Askush nuk ka turp ta bëjë këtë, pasi askush nuk i etiketon. Kjo është liria e vërtetë: gazetarët duhet të jenë të lirë të mbrojnë apo të kritikojnë kë të duan dhe askush nuk duhet të ketë të drejtën t’i kritikojë. Më pak nga të gjithë, politikanët.
I botoni komentet vetem kur ,quan te vertet ato qe thoni ju .E verteta nuk eshte vetem kur flisni ju ;e verteta eshte ajo qe ka ngjarien reale ,te pa tjetersuar ,pamvaresisht silogjizmave e retorikave ,ne monologjet tuaj .
PërgjigjuGazetaret qe mbrojne Like plehren jane gjibaxhinj po si ai
Përgjigju