Petro Koçi

'Po kthehet në atraksion për shushunjat gjakthithëse', Petro Koçi: Do hapet konkurrim për drejtor të ri të kadastrës në Fier! Do ketë inspektim të thellë

12 Janar 2022, 14:04| Përditesimi: 12 Janar 2022, 14:06

  • Share

Deputeti i PS në Fier, Petro Koçi ka bërë me dije sot se do të hapet konkurrimi për drejtor të ri në Kadastrën e këtij qyteti, teksa thekson se do të ketë një inspektim të thellë të veprimtarisë në këtë institucion.

Me një postim në Facebook, Koçi kërkon bashkëpunimin e ''çdo punonjësi të ndershëm brenda personelit që mund të përballojë përgjegjësinë për të drejtuar me ndershmëri Kadastrën.

"Më vjen mirë të informohem se do hapet konkurrimi për drejtor të ri të Kadastrës në Fier dhe do ketë një inspektim të thellë të veprimtarisë në këtë institucion. Kërkohet bashkëpunimi i çdo punonjësi të ndershëm brenda personelit aktual dhe shpirt të pastër sipërmarrës nga profesionistë të fushës që mund të përballojnë përgjegjësinë e madhe për të drejtuar me ndershmëri në të ardhmen Kadastrën", shkruan ai.

Me një tjetër postim sot në Facebook, Petro Koçi shkruan se Kadastra e Fierit po kthehet në 'atraksion për shushunjat gjakthithëse'

"Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllëkut edhe në një atraksion për shushunja gjakthithëse të reja e te vjetra. Një konjukturë ndërvepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe të fitores së 25 Prillit. Jazëk!", thotë Koçi.

Kujtojmë se më 16 korrik të vitit të kaluar, përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Komento

Komente

  • Qwert: 13/01/2022 21:18

    I shkreti petro nuk mban dot grun e tij ..ngeli duke ber spiunlleqe..

    Përgjigju
  • Tori: 13/01/2022 20:49

    Ne spitalin fier dhe poliklinike jane bere ndertime kush ilegalizoje dhe dha leje te shkoje para drejtesise.

    Përgjigju
  • pete: 12/01/2022 16:54

    Ok, por a me thoni " ku shkoi deklarimi se ska me korupsion", se u be degitalizimi, se nuk ka kontakt ne shushunjat e kadaster e hipoteje. ku, ku. Pak per te besuar se do te ndryshoje ai vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?