Po ku janë provat e manipulimeve të 30 qershorit?

9 Korrik 2019, 16:07| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 16:12

  • Share

Që nga ora 9.40 e mëngjezit të 30 qershorit, kur sapo kishte filluar dita e votimeve, Partia Demokratike, përmes Edi Palokës, nisi të denoncojë manipulime, duke treguar një video, në të cilën dukej një vajzë që bënte muhabet në një tavolinë kafeneje dhe merrte një fletë të bardhë. Ajo fletë e bardhë, e theksuar me një rreth të kuq në video, sipas PD-së ishte prova “me zë e me figurë” se PS kishte filluar të blinte vota. Beteja kundër ligjshmërisë së votës vazhdoi deri në darkë, si dhe në ditët e mëpasme, me dy argumenta kryesorë: 1)sipas monitorimit të opozitës, pjesëmarrja reale ishte 15% dhe jo 23%, siç deklaroi më vonë KQZ; 2)Komisionerët e PS-së i mbushën kutitë me vota për të rritur pjesëmarrjen dhe numrin e votave për PS-në.

Pyetja e parë që të del para syve është e thjeshtë: nëse me të vërtetë socialistët e kishin mundësinë për të mbushur kutitë pa asnjë kontroll, përse duhej paguar vota? Por kjo nuk është hera e parë që akuzat e opozitës nuk bazohen tek logjika.

Sidoqoftë, përtej kësaj kontradikte, opozita garantoi se “këtë herë” kishte “mijëra video dhe prova dokumentare” për të treguar manipulimin e rezultateve. Kanë kaluar nëntë ditë nga zgjedhjet dhe tani lind një pyetje e dytë: po ku janë këto video e këto prova? Deri tani nuk është parë asnjë e vetme. Që nga 30 qershori e deri më sot opozita ka bërë dhjetëra konferenca shtypi, madje edhe një manifestim kombëtar, duke akuzuar Partinë Socialiste se ka kryer më 30 qershor “një krim zgjedhor edhe më të shëmtuar se ai i vitit 2017 në Dibër”, por nuk ka sjellë asnjë provë. Ndoshta nuk e ndihmon fakti se tani nuk ka në dispozicion Prokurorinë që të organizojë përgjime me porosi, siç ndodhte në kohën e Adriatik Llallës, Besim Hajdarmatajt apo Gentian Trenovës.

Por, në rast se opozita pretendon se ka prova, që mbështetin akuzat e saj, ajo ka detyrën (dhe interesin) t’i tregojë ato. Përndryshe do të bënte më mirë të heshte, pasi, çdo gënjeshtër që nxjerr nga goja, kthehet në mijëra vota të humbura.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besa: 12/09/2019 19:24

    Po keta mavrite e PD ca u thone... thone. Nuk kane as fantazi asgje. Aty kane mbetur te te njejtat muhabete

    Përgjigju
  • Like Ziu: 10/07/2019 11:54

    Luli ketyre qe thua ti populli i thote pordhe me rigon.

    Përgjigju
  • Daja: 10/07/2019 10:15

    Prisni pak sa te gjejne Babalen e radhes,se kjo parti leshi vetem me babale funksionon, rolin tjeter e qan Salianji me Grida Dumen.

    Përgjigju
  • Osmon Kaceli: 09/07/2019 21:16

    Nuk dij të jetë fol për skandale zgjedhore në Dibër, në vitin 2017! Mos e keni fjalën për megaskandalin e zëvendsimit të Shukriut në Shtatorin e vitit 2016???!!!. Sa për sqarim ato filmime besoj se do të dalin, në se është nevoja për përgënjeshtrimin e raportit zyrtar të KQZ-ës!

    Përgjigju
  • Vucicdoli: 09/07/2019 20:09

    Ja po i gatuan lulja te guzhina e shqupit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?