Kronikë

Nuk i ndaloi postbllokut të policisë, makina pëson aksident në Vlorë gjatë ndjekjes, përplas një tjetër mjet dhe përmbyset në rrugë! 2 të plagosur

12 Qershor 2021, 17:21| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 19:01

  • Share

VLORË- Një situatë e pazakontë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, ku një makinë tip 'Golf 6' nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident. Burime bëjnë me dije se shoferi i mjetit tip 'Golf' pasi ka marrë ndihmën mjekësore është arrestuar.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se makina ka përplasur gjatë tentativës për t’u larguar dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Përveç shoferit që nuk i ndaloi policisë, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili është në gjende të rëndë. 

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?