Po ndiqte qentë për t’i vrarë, 59-vjeçari plagos kushëririn e tij

7 Shkurt 2022, 11:35| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 11:39

  • Share

Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur në fshatin Picar në Gjirokastër. Një banor i këtij fshati ishte duke përndjekur qentë në fshat për t’i qëlluar më armë gjahu. A.M, 59-vjeç ka qëlluar në drejtim të qenve, ndërkohë që aksidentalisht ka plagosur me saçmë kushëririn e tij Siri Muro. Siri Muro u dërgua në spital për kurim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Rreth orës 10:05, në fshatin Picar, Gjirokastër, shtetasi H. M., 71 vjeç, banues në fshatin Picar, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu qenin e shtetasit S. M., ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut. Shtetasi i dëmtuar mori ndihmën e parë nga shërbimet mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.’-njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lolita: 07/02/2022 11:46

    ...ose cfaredolloj kafshe tjeter jo te eger

    Përgjigju
  • lolita: 07/02/2022 11:45

    Duhet plan kombetar dhe jo lokal per sistemimin e qeneve te braktisur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?