I kujtoj kolegëve tanë greke, që kanë 24 orë që raportojnë Live nga Bularati, se duhet të vijnë edhe në Tiranë.
Kanë një shtetas tjetër, që “lufton” për të drejtat e grekëve dhe për çështjen kombëtare greke.
Autoritetet shqiptare e mbajnë të burgosur, sepse ai vriste njerëz me pagesë, “në emër” të Vorio-Epirit.
Histeria që ka shpërthyer pas ngjarjes së djeshme është e paprecedentë.
Mjaft!
Ai që u vra ishte një shtetas shqiptar, dhe nuk u vra sepse kishte vënë flamurin grek në dritaren e shtepisë. U vra në përpjekje të armatosur me policinë. Do të ishte vrarë, edhe sikur të kishte kombësi amerikane, gjermanë apo kongoleze.
Mbi të gjitha, në cilin vend të botës nuk do ta kishin vrarë një njeri që lufton me policinë me armë? Të parët ju atje, në Greqi, që keni vrarë edhe njerëz me pranga në duar, ani pse kriminelë.
Nuk ka dhjam nacionalizmi ky rast fatkeq. Nuk i ka shpallur askush luftë këtu minoriteteve, të çfarëdolloji, aq më pak grekëve. Ndaj kjo histeri duhet shuar sa më parë. Në të dyja anët e kufirit.