Po rregullonte autobusin, por e zë poshtë, humb jetën aksidentalisht 54-vjeçari në Lushnjë

30 Dhjetor 2021, 16:40| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 16:55

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnjë, ku ka humbur jetën një 54-vjeçar. Siç njofton policia L. Xh., duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë ka zënë 54-vjeçarin poshtë, duke e lënë të vdekur në vend.

'Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.'-njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?