Nedim Bajrami me numrin 10 te Empoli

Po shkëlqen sëbashku me Asllanin në Seria A, Reja i këshillon presidentit të Napolit fantazistin e kombëtares

18 Prill 2022, 14:12| Përditesimi: 18 Prill 2022, 14:15

  • Share

Paraqitjet fantastike në këtë sezon kanë bërë që Nedim Bajrami dhe Kristajn Asllani, dy futbollistë të kombëtares shqiptare që aktivizohen te Empoli, të përfundojnë në merkato.

Shumë klube sipas mediave italiane pritet të troksin në derën e Empolit, por më konkretisht Napoli është ai që interesohet për Bajramin. Në këtë tratativë, sipas ‘calciomercato’, ka ndërhyrë edhe trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, i cili ka një raport të shkëlqyer me presidentin De Laurentis.

Bajrami është prioritet për Napolin, pasi e konsiderojnë një “xholi” që mund të luaj shumë mirë si trekuartist apo dhe në dy fashat e sulmit në skemën 4-2-3-1.

Empoli e vlerëson Bajramin me 15 milionë euro, shifër që dëshirojnë ta ulin duke përfshirë në negociata kartonin e Lupertos i cili është dhënë nga Napoli tek Empoli në formë huazimi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?