Po tensionohet gjithnjë e më tepër situata mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat akuzojnë njëra tjetrën se po planifikojnë sulme ushtarake.

3 Dhjetor 2021, 22:00| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 22:08

  • Share

Ukraina paralajmëron botën se Rusia po përgatitet ta sulmojë ushtarakisht në fund të janarit. Duke cituar raportet e Inteligjencës, Ministri i Mbrojtjes së Kievit Oleksi Reznikov deklaroi në parlament se Rusia ka grumbulluar 94,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës për këtë arsye.

“Inteligjenca jonë analizon të gjithë skenarët, duke përfshirë edhe më të keqin. Raporti vëren se ekziston mundësia e një përshkallëzimi në shkallë të gjerë nga Rusia”, tha Reznikov.

Ministri i Mbrojtjes tha se Ukraina po ecën përpara me ndërtimin e dy bazave detare në bregdetin e saj jugor.

Moska nga ana e saj mohoi çdo deklaratë, duke deklaruar se është Kievi ai që po planifikon sulme.

Me herët, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi Moskën për "kostot e rënda" që Rusia do të paguajë në rast të një përshkallëzimi. Për të qetësuar situatën, po punohet për të realizuar një videokomunikim mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?