Foto ilustruese

Kronikë

Po udhëtonin me 57 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohen 2 persona në Pogradec, në kërkim bashkëpunëtori

22 Nëntor 2021, 09:17| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 09:18

  • Share

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi janë kapur duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm.

Në dalje të qytetit të Pogradecit, 2 të arrestuarit M. L., 36 vjeç; E. D., 28 vjeç, u kapën duke udhëtuar me 57 emigrantë të paligjshëm në një kamion tip "Iveco", të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton se, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi E. D., i cili kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip "Benz".

Makina me shofer M.L ishte në pronësi te A.O 38 vjeç i cili u shpall në kërkim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?