Italiani Erik Galuzzon dhe shqiptari Eder Shqalqi

Kronikë

Po udhëtonin me furgon, përplasen fatalish me kamionin dhe humbin jetën dy të rinjtë në Itali, njeri prej tyre shqiptar

3 Prill 2021, 13:58| Përditesimi: 3 Prill 2021, 14:03

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në Itali, ku 2 të rinj humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik, njeri prej të cilëve ishte 34-vjeçari, Eder Shqalqi me origjinë shqiptare.

Eder Shqalqi dhe miku i tij italian, Erik Galuzzon, po udhëtonin me furgonin e tyre, kur u përplasën fatalisht me një kamion, duke humbur të dy jetën.

Dy të rinjtë jetonin në komunën Talmassons të Italisë, dhe punonin në një kompani transportesh.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikëse dhe mjekë, nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?