Foto ilustruese

Po udhëtonin me kokainë në makinë, arrestohet shoferja në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri që u prezantua si polic për të ‘shpëtuar’

28 Janar 2022, 09:56| Përditesimi: 28 Janar 2022, 09:59

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj pasi po udhëtonin me një sasi kokaine në makinë, ndërsa njeri prej tyre u prezantua se punonjës policie.

Këta janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Ali Demi", dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja 24-vjeçarja G.T, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa 35-vjeçari F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Mbi G.T rëndon akuza "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", mbi F. L. "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Moskallëzimi i krimit", ndërsa ka nisur hetimi dhe për I.T, e cila ishte pasagjere në makinë për "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?