Po vëllai i “Rrumit” pse është drejtor i Postës së Durrësit?

4 Nëntor 2019, 17:33| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 17:50

  • Share

Politika dhe opinioni publik janë ndarë pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja, i plagosur në makinë ndërsa udhëtonte në shoqërinë e Aleksandër Lahos, që njihet edhe me emrat Pëllumb Muharremi, apo Landi Muharremi, me pseudonimin ''Rrumi'', përfshirë në shumë hetime të policisë. Ne kemi qenë nga ana e atyre, që u skandalizuan për praninë e “Rrumit” në drekë me prokurorin dhe në krah të tij në momentin  e atentatit. Drejtësia do të verifikojë marrëdhëniet e tyre dhe (shpresojmë) edhe identitetet e atentatorëve, por ajo afërsi mes një përfaqësuesi të shtetit dhe një subjekti që është angazhuar kundër ligjshmërisë dhe shtetit, nuk është e pranueshme nga ana etike.

Në të njejtën mënyrë, rreshtohemi nga ana e atyre që habiten për rolin e Albert Muharremit, vëllait të “Rrumit”, në postin e drejtorit të Postës së Durrësit. Përgjegjësia ligjore është personale dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim. Por, në rast se nuk është e përshtatshme nga pikëpamja etike marrëdhënia miqësore e “Rrumit” me prokurorin, nuk është i tillë as edhe emërimi i vëllait të “Rrumit” në krye të një institucioni publik. Si është emeruar atje? Për merita personale dhe profesionale, apo nën ndikimin e të vëllait?

Përveçse drejtor i Postës, Albert Muharremi është edhe pronar i 67% të aksioneve të shoqërisë “Futboll Klub Sukthi”, themeluar në vitin 2009 dhe ku është aksionere me 30% edhe ish-bashkia Sukth, tashmë pjesë e bashkisë së Durrësit. Bashkëaksioner është edhe Veiz Muharremi një nga dëshmitarët kyç në konfliktin për 45.000 metra katrore prona në Gjirin e Lalëzit, për të cilat u masakrua biznesmeni libanez që më pas brakstisi Shqipërinë. Për këtë rrahje u akuzua "Rrumi", por gjykata e la të lirë. 

Kompanja lindi me një bashki të drejtuar nga PD-ja dhe vazhdon me një bashki të drejtuar nga PS-ja. Pra, vëllai i “Rrumit” nuk është vetëm i punësuar nga Shteti, por është edhe një ortak i institucioneve shtetërore, duke përfituar besimin e te dy krahëve të forcave politike.  

 

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesi: 05/11/2019 08:06

    O Shqipetare akoma nuk e keni kuptuar se Rrumat si keta dhe me te felliqur jane drejtoret e Rilindjes qe kane marre vendin dhe qeverine peng dhe ju qe i boni avokatin qeverise se qelbur jepni fort se eshte mire per te ardhmen e juaj. Miri London

    Përgjigju
  • Alaudini: 05/11/2019 01:26

    Kudo qe e prek Rilindjen del qelbi i skandalit te lidhur me bandat, trafikantet e droges dhe grabitesit e pronave. Nje sekt i degraduar qe i ka marre frymen dhe fytyren shqiperise. Per rrjedhoje perplasja me bandat PD dhe LSI nuk mund te behet ne rruge ligjore por nepermjet grykee se armeve. Populli eshte ai qe peson ne fund sepse askush nuk i godet ne pasurine e paligjshme duke ja sekuestruar. Perse nuk arestohet prokurori qe ishte ne makine me kriminelin. Te gjithe e dine qe pervec ketij palo prokurori Rumi shoqerohej dhe drekonte me shefat e medhenj te policise. Shteti ketu eshte rrezuar perfundimisht.

    Përgjigju
  • ProkurHori: 05/11/2019 00:37

    Po mjaft e quajtet prokuror ky eshte thjesht nje horr. Jo per gje, por kjo eshte nje fyerje e papranueshme per ata prokurore qe perballen perdite me krimin.

    Përgjigju
  • Sefer Hajdini: 04/11/2019 23:27

    Nga 1000 drejtore ne gjithe shqipnine, maksimumi 10 jane emeru ne baze te méritais profesionale,ato te Lsi 0% fare...

    Përgjigju
  • Vlora: 04/11/2019 19:13

    Kur vine te krimi dhe pushteti Rilindja nuk diskriminon. Ajo mendon se cdo njeri meriton nje shans ndersa ne je ne anen e krimit meriton dy shanse. Me Rilindjen largohen profesoret, njerzit e ndershem nga Shqiperia dhe promovohen tribute dhe kriminelt qe sjellin vota dhe para droge. Ndryshe shteti i Rilindjes do falimentonte.

    Përgjigju
    • Vlora: 04/11/2019 22:10

      Fjalorin e keni te papershtashem. Une i referohem dhe krahasoj sjelljen e Rilindjes kriminale ne raport me ligjim dhe me standartet qe deshirojme te arrijme. Nqs do te krahasohemi me PD, PK,Zogun e I apo me xhon turqit nuk do te mund te arrijme treni e integrimit dhe modernizimit. Rilindja eshte organizate kriminale,qe te jesh me i qete PD ishte tribu mesjetare anakronike bajraktare.

    • Vlora: 04/11/2019 19:50

      Po PD cfar bënte!? Mbahe inteligjencën se të duhet. PS PD një Mut janë të dyja.

  • albatros: 04/11/2019 18:31

    Kjo puna e drejtorlleku te te vellait te ketij bosit e ka nje sqarim. Te shikohet si eshte zhvilluar konkursi per perzgjedhjen e drejtorit. Nqs i ka plotesuar kriteret mos i biem ne qafe kot. Nese jo .... ne vend tjeter dmth normal do te dorehiqej te pakten ministri qe e ka ne varesi

    Përgjigju
    • Vlora: 04/11/2019 19:55

      albatros, te lutem vertete mendon se drejtori i Postes se Durresit eshte perzgjedhur me konkurs?! Per te qene me i qarte mund te te vi ne ndihme ajo se cfare po ndodh me emerimet ne Shkoder. Nuk permendet fare ndonje proces apo institucion perzgjedhjeje por vetem emrat e Senida Mesit, Potures, Sterkajt etc. Sa me pare te tregohemi si Kosova aq me shpejt do ta marrim veten, por ka nje problem, na duhet nje Albin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?