Politikë

‘Po zbulojmë një copë parajse të Shqipërisë’, Rama inspekton punimet në rrugën e Lumit të Vlorës: Do të zhvillojë turizimin

10 Prill 2021, 14:08| Përditesimi: 11 Prill 2021, 20:40

  • Share

Rruga e Lumit të Vlorës, do të bëhet realitet. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve ditën e sotme, i shoqëruar së bashku me drejtuesin politik të Vlorës, Damian Gjiknurin.

Rama tha gjatë fjalës së tij se tashme u zbulua një copë parajsë e Shqipërisë, që do të ndihmojë në zhvillimin e turizimit.

‘U zbulua një gjë që pak persona e dinë veç vlonjatëve. Jemi shumë të lumtur që ne po zbulojmë një copë parajse të Shqipërisë që ishte e panjohur, por jo vetëm kaq me këto, dy rrugë të ëndërruara prej 100 vjetësh nga njerëzit e këtyre zonave, të premtuara edhe nga vetë sekretari i parë i asaj kohës së larg qoftit pastaj nga të gjithë të tjerët, po krijojmë një pellg të ri për turizmin, po krijojmë një hapësirë komplet të re që i shtohet hapësirës turistike të Shqipërisë.

Me rrugën e re që është në fazën ë procedurës kontraktuale nga Erseka në Përmet dhe Kolonjë-Korçën që përfundon vitin e ardhshëm kemi jugun të lidhur në një kohë të shkurtër dhe gjatë gjithë vitit këtu të ketë jetë, turizëm dhe ekonomi.

E premtuar 100 vjet, rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati për t'iu zbuluar shqiptarëve e turistëve një thesar të fshehur të parajsës natyrore të Shqipërisë. Lidhja e majave të Labërisë me Jonin në perëndim e me Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin në lindje, i shton një motor të ri super efikas ekonomisë së turizmit shqiptar.’- tha Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrania: 10/04/2021 15:12

    Ola i ke pa rruget moj ta Marsha krejt asfalt deri nr Tamare

    Përgjigju
  • Juli: 10/04/2021 14:50

    Paç uratën,do thoshte Gjyshja ime!

    Përgjigju
  • Laberia: 10/04/2021 14:37

    Meriton nje Bravo te madhe , vec teje askush se bente

    Përgjigju
    • hallall: 10/04/2021 15:11

      se po presin kapi turistat ne kufi ...

  • Ola: 10/04/2021 14:23

    Po Shkodren perse nuk e zbulon?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?