Pogradec/ Banorët e Gështanjasit në protestë: Firma që ka hapur kanalet e ujërave të zeza ka dëmtuar rrugën, ta rikonstruktojë aksin

30 Tetor 2022, 09:31| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 16:28

  • Share

POGRADEC- Banorët e fshatit Geshtenjas në bashkinë e Pogradecit në ditën e dytë të protestës së tyre kanë bllokuar rrugën dhe punimet. Ashtu si në fshatin Guras edhe në këtë fshat prej ditësh është duke u implementuar projekti i punimeve për kanalizimin e ujërave të zeza, por banorët i shqetëson fakti që rruga e tyre nuk është rikthyer më në gjendjen e mëparshme.

Sipas tyre, rruga është shtruar me cilësi të dobët aq sa të prishet edhe duke u shkelur me këmbë, e për këtë arsye ndërhyrje të menjëhershme nga institucioni i bashkisë.

“Protestoj se po hamë tymin dhe punimet janë me cilësi të dobët, le të dalë njëri që di nga ndërtimi dhe të thotë, ja e pe si prishet dhe me këmbë, kjo është puna, firma i prishi me kamionë”, tregon banori.

Në terren ka zbritur edhe nën kryetari i bashkisë së Pogradecit, Paskalino Ziko i cili tha se bashkia ka ngritur një grup që do të  verifikojë pretendimin e banorëve.

“Po implementohet projekti, të gjitha rrugët me asfalt dhe janë dëmtuar, duhet të rikthehen në gjendjen e mëparshme, banorët kanë pretendime për cilësinë, Bashkia dhe supervizorët do kryejnë testimet e nevojshme për të parë cilësinë dhe kompania do bëj të gjitha punimet sipas standarteve”, u shpreh Paskalino Ziko, nën kryetar i bashkisë Pogradec.

Ky është fshati i dytë në bashkinë e Pogradecit që protestojnë për të njëjtën problematikë. 1 javë më parë protestoi edhe fshati Guras.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?