Pamje nga Pogradeci

Pogradec/ Era e fortë rrëzon pemën në parkun e qytetit! Disa zona pa energji elektrike gjatë natës

11 Janar 2022, 09:02| Përditesimi: 11 Janar 2022, 09:07

  • Share

Era e fortë ka rrëzuar një pemë në parkun e qytetit të Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë në lëvizje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se për shkak të erës së fortë në 3 njësi ka pasur probleme me energjinë elektrike gjatë natës.

Më konkretisht mungesa e energjisë elektrike është konstatuar në Dardhas, Çerravë dhe Propisht por është rikthyer në mëngjes.

Moti sot parashikohet i ftohtë, me temperatura të ulëta, erë të fortë dhe reshje dëbore në zonat malore.


Lajmi kryesor:

Erë e fortë dhe reshje dëbore, disa zona pa energji elektrike në Kukës, Tropojë e Korçë! Bizneset ndezin gjeneratorët (VIDEO)


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?