Pogradec/ Gratë që punojnë në fasoneri në protestë: Nuk kemi marrë pagën për muajin gusht! ‘Alb-konfex’ shpall falimentin

12 Shtator 2023, 16:26| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 16:41

  • Share

28 punëtore të fasonerisë në qytetin e Pogradecit kanë mbetur pa punë. Kompania “ALB – Konfex” ka shpallur falimentin, duke mbyllur filialin në Pogradec.

Protestuesit shprehen se nuk janë njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe nga ana tjetër kompania ka disa muaj që nuk ka kryer detyrimet për sigurimet shoqërore.

“Sigurimet ka 5 muaj që nuk janë paguar. Pagën e fundit (të gushtit) nuk e kanë hedhur në bankë. Unë kam 3 muaj pa marrë leket e transportit. Kam mbetur pa punë, fëmijët më kërkojnë ushqime. Asistencë nuk përfitoj për të mbajtur fëmijët”, shprehen punëtoret.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë një bisede telefonike se te gjitha detyrimet do të shlyen për punonjësit, brenda datave të përcaktuara. Ndërkaq të njëjtët thonë se për falimentin dhe ndërprerjen e punës i kanë njoftuar punonjësit. Po kaq theksojnë se punonjësit ishin të punësuar me kontrata një vjeçare pune, e cila tashmë ka përfunduar.  Përfaqësuesit e “ALB – Konfex” theksojnë se u detyruan të mbyllin filialin e Pogradecit për shkak të humbjeve në biznes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kthehuni në Shqipëri: 12/09/2023 17:16

    Se ky vend po bëhet thotë Lluca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?