Pogradec/ Liqenet e Lukovës 'pushtohen' nga turistët, e krahasojnë me Zvicrën: Na pëlqen natyra

16 Qershor, 18:23| Përditesimi: 16 Qershor, 18:37

  • Share

Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit nga njëri vit në tjetrin tërheqin turistë vendas dhe të huaj.

Më të shumtit ngjiten në këmbë deri në majë ndërkohë që ka dhe te tjerë qe përdorin mjetet e tyre.

Edhe këto ditë turistët kanë qenë të shumtë nga Fieri, Korça, Tirana por dhe qytete të tjera të cilët veç ecjes në natyrë bëjnë edhe plazh në liqenet akullnajorë.

"Bëj shpesh udhëtime të tilla sepse me pëlqen natyra. Është hera ime e parë këtu për hiking dhe impresionet janë të mrekullueshme, uji, burimet por e bimësia shumëngjyrëshe e ne fund ishin liqenet fantastike këtu", shprehet një turist.

"Ka filluar diçka më rrugën me çfarë kuptova, do ishte mire qe rruga të arrinte deri në Bishnice, duket si në Zvicër, infrastruktura dhe e para duhet të fillojnë. Ushqime tradicionale të zonës e asgjë tjetër".

Jo vetëm turizëm, por edhe frymëzim për pasionet e tyre.

"Sot kam pikturuar liqenin e Lukovës. Kapa një pamje të bukur, u mundova ta pikturoj siç e ndjeva. Njihet si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë", thotë një tjetër.

Gani Bego është një nga më të apasionuarit pas turizmit malor. Së bashku me një grup banorësh të zonës ka bërë shenjimin e gjithë shtegut nga Bishnica në Liqenet e Lukovës për të lehtesuar lëvizjet e turistëve.

"Është një shteg rreth 8 km të gjatë. Shënuam me shenja horizontale sipas ministrisë së turizmit, grupet turistike I ndjekin pa praninë e një guide lokale. Kryesisht pjesa më e madhe e turistëve janë vendas, vijnë e ne stinën e dimrit, nuk mungojnë as turistët e huaj, amerikane, franceze, nga gjithë vendet e botës ka interes për ta vizituar liqenet e Lukovës ", tha Gani Bego.

Për të lehtësuar lëvizjet e turistëve në zonat e trashëgimisë së kulturës përfshi këtu edhe varret monumentale të Selcës, Urën e Golikut por dhe fshatra të njohur të krahinës se Mokrës, Bashkia e Pogradecit në bashkëpunim me të apasionuarit pas sporteve të aventurës, po bëjnë bërë shënjimin edhe të të gjitha shtigjeve malore.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?