Foto ilustruese

Kronikë

Lejuan futjen e mallrave kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, AMP pezullon nga detyra 2 inspektorë të kufirit dhe 2 doganierë në Qafë-Thanë

27 Shtator 2022, 09:53| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 10:08

  • Share

Dy inspektorë policie si dhe dy doganierë të pikës kufitare Qafë-Thanë janë pezulluar nga detyra, në kuadër të një vendimi të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec caktimin e masës së sigursië ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’.

Konkretisht është pezulluar nga detyra: inspektor A. H., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera", dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

- Inspektor F. M., 38 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale " Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës ","Kontrabanda me mallra të tjera".

- Shtetasit nën hetim V. B., 53 vjeç, me detyrë doganier fizik në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

- Shtetasit nën hetim J. P., 45 vjeç, me detyrë doganier i peshores në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Këta shtetas janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.206, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, i referuar dhe ndjekur nga AMP Korçë nën drejtimin e kësaj Prokurorie gjatë operacionit “Dinarët” në kuadër të punës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, ku me herët në lidhje me këtë procedim janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, ndër ta edhe punonjësit e mësipërm.

3 policë dhe 4 doganierë u arrestuan në Qafë-Thanë në qershor të këtij viti, pasi lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë pas krye procedurë zhdoganimi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?