Kronikë

Pogradec/ U kap me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 31-vjeçari! I kishte marrë 1150 euro secilit për t'i kaluar drejt vendeve të BE

10 Nëntor 2021, 14:35| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 14:43

  • Share

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit. Ai i kishte marrë emigrantëve nga 1150 euro secilit, me premtimin për t'i kaluar drejt vendeve të BE-së.

Policia njofton se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të 31-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 10/11/2021 16:52

    Perralla me mbret 1150 euro cdo njerit x81 Po ska shance mos I ka marre te gjitheve 1150 euro edhe I ka marre... Ketu ka vetem shifra te frikshme lekeshi edhe asgje si konkluzion...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?